Dyshoj te kete njeri qe mos ta dije se cfare eshte Shendetlia. Embelsire tradicionale e gatuar shume dashuri nga mamate dhe gjyshet tona dhe si e tille sduhet harruar asnjehere ne muajin dhjetor.
Per te pergatitur shendetlie na duhen :
- 3 gota miell
- 1 gote sheqer
- 4 luge gjelle mjalt
- 3 kokrra veze (rruajme nje te verdhe vecant)
- 1/2 luge caji maja
- 2 luge caji vanilje
- 2 luge gjelle arra te thermuara
- gjys gote uje (i shkrire dhe i ftohur)
- 4 luge gjelle gjalp
- sherbete
- 3 gota uje
- 2 1/2 gota sheqer
- kanelle
- arremyshk (nutmeg)
- star anise ( nqs keni)
- Gjysem limoni ( shtrydhni gjysem e lengut ne nje gote perpara se te fusni ne sherbet qe mos te behet shume i tharte)
Ne nje tas perzjejme miellin , sheqerin, majan dhe vaniljen. Hapim nje hapesire ne mes dhe hedhim dy te verdha veze dhe 3 te bardha se bashku me sheqerin, majltin, gjalpin, arrat dhe ujin. E punojme derisa te jete formuar.
Ne taven qe do perdorim e ferkojme me gjalp qe mos ngjisi dhe e hapin masen ne menyre uniforme. Mos harrojme ta lyejme me te verdhen e vezes siperfaqen e shendetlies. E fusim ne furren e nxehur ne 200 grad per 30-35 minuta derisa siperfaqja te jete e kuqerremte ne kafe.
Gjate kesaj kohen pergatisim sherbetin. Ne nje tas hedhim ujin, sheqerin dhe errezat. E leme ne zjarr deri ne momentin qe do filloj te zjej, me pas e heqim dhe e leme te ftohet.
Kur shendetlia te jete pjekur e leme te ftohet dhe me pas shtojme sherbetin e vaket. Keshillohet te lihet te pakten 2 or qe sherbeti te thithet ose hajeni direkte se ashtu ja ka me shume lezeti.