Te gjithe e dine qe per te patur nje mish sa me te shijshem ne duhet perhere ta marinojme. Por shumicen e kohes marinimi nuk behet ne menyren qe duhet. Nje marinim persembari shton shije dhe e mban mishin e bute dhe te lengshem. Gjithashtu marinimi mbron mishin nga tharrja gjate gatimit.Ka dy lloje kryesore marinimi per pula :
- Marinimi i lengshem
- Pargatisim nje solucion ne uje me kripe, sheqer, piper, erreza te tjera si majdanoz, borzilok, rigon dhe copa te prera hudhre dhe qepe. Menyra me e mire per te pergatitur eshte te zjejme ujin me kripe dhe sheqer ne menyre qe te treten komplet dhe hapi me i rendesishem eshte qe uji duhet lene te ftohet deri ne fund. Ne qofte se ju nuk e lejoni ujin te ftohet por fusni pulen ne uje te vaket atehere ekziston mundesia qe ne pule te lindin bakterie. Teksa uji eshte duke i ftohur hedhim gjithe errezat e tjera dhe lihet vecante deri kur te jete gati per pulen. Kujdes qe te keni mjaftueshem uje per ta mbuluar te gjithe pulen (ose vendoseni ne nje tas te madhe ose ne nje qeske te mbyllur shume mire). Marinimi i lengshem ka nevoje per te pakten 12 ore per te dhene efektin e tij por jo me shume se 2 dite. Perpara se ta gatuani mos harroni te fshini tepricat nga pula.
- Marinimi i thate
- Marinimi i thate eshte pothuaj njesoj me te lengshmin. Ferkojeni pulen me kripe, sheqer, piper dhe erreza te tjera qe ju deshironi. Lihet ne frigorifer per 2 -3 ore deri 30 min perpara se duhet gatuar ne menyre qe te cohet ne temperaturen e ambjentit perpara se te futet ne furre. Gjithashtu perpara se te gatuhet mos harroni te shkundni tepricat e errezave nga lekura.
Ndryshimet ndermjet menyres se thate dhe asaj te lengshem jane te vogla dhe zakonisht nuk ka rendesi se cilen menyre perdorni. Menyra e thate eshte me e shpejt dhe e thjeshte dhe perfundon ne nje lekure me krokante pas pjekjes. Teksa menyra e lengshem e ben mishin me te lengshem dhe te bute pas pjekjes dhe teksa zgjat me shume si proces e ben pulen me te shijshme.