Kur mendojme per gatimet e gjyshes dyshoj se nuk ju vjen ndermend Tava e Kosit. Kjo tave behet tradicionalisht me mish qingji dhe eshte nje miks kosi, veze dhe orizi. Shija eshte shume karakteristike dhe eshte gjithashtu e njehur si Tave Elbasani.

Per tu gatuar na nevojiten:

  • Mish qingji (3-4 copa)
  • 1 liter Kos i yndyrshem (ose i bere vete ose i blere)
  • 2 veze
  • nje grusht oriz
  • 2-3 luge miell
  • gjalp
  • kripe/piper

Mishin marinojeni me kripe/piper ne taven qe do perdorni dhe futeni ne nje furre te nxehur ne 220 grade. Pasi te jete pjekur (te ket marr nje ngjyre si te kuqerremte) e nxjerrim nga furra dhe e leme ne nje pjate qe te nxjerri lengun.

Ne nje tenxhere hedhim miellin dhe e skuqim derisa te marri nje ngjyre si te verdhe. Me pas shtojme nje luge gjalp dhe legun e mishit nga pjata dhe tava. Teksa eshte ne zjarr salca do filloj te trashet (nqs eshte shume e trashe shtoni pak uje). Nje pike e rendesishme eshte qe salca mos te kete asnje kokrrize mielli te patretur.

Ne nje tase perzjeni kosin , dy vezet, salcen , orizin, kripe/piper dhe e perzjejme shume mire. Ne taven e perdorur rivendosim mishin dhe shtojme perberjen e kosit. E fusim ne furren e ngrohur ne 220 grade dhe e leme te gatuhet derisa te marri nje ngjyr te kuqerremte siper.

Ska gje me te mire.

Tags:

  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...

Caj me Turmerik dhe mjalte me veti anti-inflamantore

Post fluturimeve dhe 2 javeve intensive, trupi duket sikur eshte rrahur. Nje zgjidhje eshte ...

Receta klasike: Tiramisu!

Personalisht, jam fanse e madhe e ëmbëlsirave me ëmbëlsi dhe hidhësi brenda tyre. Nuk ...