Ne baze te ides e te ngrenit shendetshem dhe pa shume kalori vjen receta e Filetos se pules te furres me perime.
Per kete recete na duhen:
- dy fileto pule
- nje patate
- nje kok brokoli
- bishtaja(mashurka)
- speca te kuqe
- kerpudha
- domate te vogla
Pergatisim nje tave me leter pjekjeje ne te cilen vendosim filetot e pules te marinuara lehtazi me krip/piper dhe majdanoz. Ne nje tas vecante presim te gjitha perimet dhe i marinojme me krip, piper dhe vaj ulliri vetem. Ne tave fillimisht vihet pula dhe rreth e rrotull patatet, bishtaja dhe kerpudhat. Brokoli, specat dhe domatet i hedhim me vone teksa duan pak koh te piqen.
E fusim ne nje furre te nxehur (220 grade) per 20 minuta dhe me pas futim brokolin specat dhe domatet dhe i leme per 20 minuta te tjera. E mbyllim furren dhe i leme te ftohen dhe i servirim ne pjata.