Si te gatuajme Supe me Brokoli.

Si te gatuajme supe me brokoli

Ne keto dite te ftohta dimri qe po afrojne ska asnje gje me te mire sesa nje sup te ngrohte ne momentin qe perfundon ne shtepi. Me mire akoma eshte nje supe e cila kerkon vetem tre perberes dhe behet per me pak se 15 min. Kjo eshte receta jone e supes me brokoli.

Cfare ju duhet jane:

  • Dy koka Brokoli
  • Vaj ulliri
  • Kripe/Piper
  • Opsionale: Djath blu ose Parmigiano
  • Opsionale: Piper i kuq

Veni nje tenxhere me uje dhe kripe ne zjarr ne menyre qe te valoje. Ne momenetin qe fillon te valoje vrullshem hedhim pjeset e prera te brokolis duke shtuar pak kripe siper dhe e lem te valoj vrullshem serisht. Brokoli do doje idealisht 5 min te zjeje komplet por kjo mund te testohet me thike thjesht, ne qofte se thika hyn pa problem ath eshte gati.

Ne momentin qe e hiqni nga nxehtesia duhet te jeni gati per ta hedhur ne mikser ashtu perveluese sic eshte. Pasi shtoni te gjithe brokolin do e mbuloni pergjysem me ujin e nxehte , shtoni pak krip dhe piper dhe blitz!!! Pasi disa heresh shikojeni per kripe dhe shtoni tre thela te holla djathi, pak piper dhe vaj ulliri.  Testoheni dhe njehere te fundit per shijen dhe me pas hidheni neper pjata.

Per te shitur pak mend, hidhni nja dy feta te holla djathi mbi supe dhe pak vaj ulliri.

  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...

Vezë Benedict

Këto vezë luksoze flasin vetë për shijen e tyre, ndaj nuk dimë se sa ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...