Tarator dhe tost me avokado.

Tarator dhe tost me avokado

Kur mendohet per ushqimin qe do konsumohet pas nje dite pune shumica jone perfundon neper pizza, fastfoods, porositja e ndonje paste ose ose buk me majonez, sallam dhe djath (nqs niveli juaj i imagjinates eshte i barabarte me nivelin e energjise).

Nje ide interesante,e shpejt dhe super e thjesht do ishte nje pjate tarator i ftohte e shoqeruar me dy copa tost me avokado. Per kete recet ju duhen shume pak gjera:

  1. Nje kos i ftohte
  2. Nje kastravec
  3. Hudher
  4. Kripe/Piper/Vaj ulliri
  5. Arrat jane opsionale
  6. Majdanoz dhe Koper jan gjithashtu opsionale
  7. Dy thela buke te vogla
  8. Gjysem avokado ( Si te zgjedhim avokadon perfekte!!!)
  9. Djath i bardhe

Hapi i pare eshte grirja e kastravecit dhe e hudhres e cila mund te behet ose grirese ose mund ti prisni ne kubik te vegjel siper preferencave. Ne nje tas kombinohen kosi, kastraveci, hudhra, kripe, piper dhe vaj ulliri sipas deshires. Ne qofte se deshironi mund t copetoni pak arra se bashku me majdanoz dhe koper per ti dhene nje freski ndryshe.

Per te pergatitur tostin me avokado fillimisht duhet te thekim buken nga te dyja anet. Gjate kesaj kohe do pergatisim nje paste qe do perdoret per tu lyer buka, ktu do marrim avokado dhe me lug gjelle do marrim pjesen e bute brenda. Ne nje tas te vogel perzjejme avokadon me pak limon, vaj ulliri, kripe dhe piper. Kete paste e perhapim mbi buk dhe pastaj therrmojme pak copa djath.

Kaq ishte!!!

Shendetshmerisht
  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Crème brûlée (Krem i djegur)

Është e pamundur të mos e keni hasur këtë ëmbëlsirë! Mund ta keni parë ...

Musakaja tradicionale greke

Nuk është nevoja të bëjmë prezantime për këtë gatim tradicional grek, por i përgatitur ...

Bëje vetë: Ragù bolonjeze

Nuk e di cilën markë salcash për pasta preferoni, por unë personalisht zgjedh “Barilla”-n. ...