Cuditemi sesi kjo recete ska ardhur me perpara ne faqen tone teksa nuk ekziston gjallese ne Ballkan qe nuk e ka qef kete salc te mrekullueshme.
Pergatitja eshte e thjeshte, per kete ju duhet :
- 500 gr kos i kulluar (jo shume).
- 4 thelpinj hudher.
- 1 kastravec i grire.
- Kripe, Piper dhe Vaj Ulliri.
- Koper/Majdanoz siper deshires (i prere holle).
- Gjethe mente ( e prere, per ti dhene nje shije akoma me verore).
- “Dy pika limoni” per nje shije me te vecante.
Ne momentin qe i keni te gjithe perberesit se bashku e vetmja gje qe ngelet eshte qe te gjitha kto te bashkohen se bashku ne nje tas dhe ta gezoni.
!!!Me Kujdes!!! Kjo recete vjen me nje rrezikshmeri te lart per tu ngrene me luge gjelle perpara televizorit.