Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. Shume njerez mezi cohen nga gjumi dhe behen gati per pune, lere pastaj te gatuajne mengjes.
Zgjedhja ideale per kete ceshtje eshte Tërshëra e natës, e thjesht, e shpejt , e shijshme dhe e pergatitur qe naten perpara.
Per kete recet ju duhen:
- Nje kavanoz ( psh. kavanozin e majonezit qe mbarove ne dark te lare, kavanozin e nutellas ose ate te gjalpit te kikirikut kto mos i lani).
- 4 lug gjelle tershere.
- 1 lug mjalt.
- Kos/Qumesht ne varesi te preferencave tuaja. (Perdorimi i kosit e ben perberjen me t trash sesa qumeshti).
- Fruta ne varesi te preferences (banane, manaferra, pjeshk, qershi , zgjedhjet jan pafund).
- Kanelle sa per shije.
Menyra e pergatitjes eshte shume e thjesht. Ne kavanozin tuaj perzini tersheren, mjaltin, kosin/qumeshtin, kanellen dhe pak nga fruti qe keni vendosur te perdorni. Mbyllni kavanozin dhe futeni ne frigorifer.
Te nesermen kur te rrezoheni ne kuzhine merrni dhe kavanozin me nje lug gjelle dhe pasi ti fusni frutat e tjera vazhdoni ne asimilimin e permbajtjes.