Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe jam i sigurt qe nje pjese e mire prej jush i qani. Per ju qe nuk i qani – ose i beni njerezit per te qare 😛 – koncepti eshte i thjeshte; lihen pastat te zihen, dhe gjate kohes qe keto te fundit zihen, ju beni nje fare lloj salce – i beni bashke dhe kaq.

Sot eshte pak me speciale si recete – per arsyen e vetme qe salca alfredo eshte e preferuara ime. Koncepti i salces alfredo eshte shume i thjeshte – pana, parmesan i grire dhe hudhra

Per kete recete ju duhen:

  • Fileto pule
  • Kripe, piper, paprika dhe pak spec djeges
  • pak gjalp
  • 2-3 hudhra te prera ne 4
  • nje dore djath parmesan i grire (kohet e fundit i keni neper supermarkete plot dhe nuk kushton shume)
  • gjysem pako fettuccine
  • nje pako e vogel panna

Pergatitja:

  1. Verini fettuccinet te zihen sipas paketimit (zakonisht une i le 1 minute me pak se sa paketimi pasi i preferoj tamam aldente)
  2. Pritini filetot e pules ne rripa dhe marinojini me kripe, piper, paprika, spec djeges dhe pak vaj ulliri
  3. Filetot skuqini ne nje tigan te madh me zjarr te larte.
  4. Sapo te shikoni qe filetot e pules jane skuqur, hidhni gjalpin dhe copat e hudhres. Lerini keto te skuqen bashke per 10 minuta dhe pastaj hiqini copat e hudhres (kete e bejme se copat e hudhres hidherohen po u dogjen)
  5. Shtoni panna-n, trazojini mire.
  6. Shtoni parmesanin, trazojeni mire dhe me pas shtoni pastat.

Shenime:

  • Kerpudhat jane gjithashtu te mirepritura ne kete pjate – shtojini kerpudhat para se te hidhni panna-n nese jane te kavanozit ose fiks pasi te hidhni gjalpin nese jane te fresketa.
  • Perdorimi i specit djeges dhe papprikas nuk eshte i domozdoshem por une i kam qejf keshtu qe…

Kaq kisha

p.s. se per pak harrova – Fettuchine alfredo dhe Coca-Cola eshte nje kombinim, sic e thone ata pertej oqeanit…made in haven.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like