Ne vijim te Tostit me te Mire ne Bote me dhane ca njerez ca idera super qe te marrin ne qafe
Tost me cream cheese dhe salmon te tymosur
Per kete, thekni buken nga te dyja anet, lyejni mjaftueshem mire me cream cheese (Philadelphia ose cfare do qofte), pritni holle pak qepe te njoma – specifikisht ate pjesen jeshile dhe te bardhe dhe hidhini siper salmonin e tymosur
Tost me avokado, bacon dhe veze te skuqur lehte
Kurse per kete, thekni buken, shtypni cerek avokado siper te cilin duhet ti hidhni kripe dhe piper paraprakisht. Skuqni bacon-in deri sa te behet krokant dhe vendosini vezen e skuqur lehte siper. Marinojeni vezen me kripe, piper, farra te specit te kuq dhe jeni gati.
—
ps: Shume mund te thone, pse jam kaq i fiksuar me tostet dhe pergjigja eshte po aq e thjeshte sa pyejtja…Jane aq te thjeshta, behen shume shpejt, dhe ske nevoje per shume perberes per ti bere gati duke i trajtuar si zgjidhje ideale per te ngrene mire.