Nje dreke persembari qe behet gati sa zgjat nje episod i Friends.

Le te themi qe pas ketij postimi, nuk do kete njeri goje te thote qe nuk di te gatuaj.

Shkoni ne supermarket dhe merrni, nje fileto pule, nje avokado, disa patate dhe po marr parasysh qe ne shtepi keni majonez, kripe, piper, vaj ulliri dhe ndonje spec djeges.

  1. Nxehni furren ne 250 grade.
  2. Prisni patatet ne format e limonit jeshil dhe marinojni me pak ereza dhe vendosini ne nje tave qe te mos prekin njera tjetren (se po te jene bashke nuk behen krokante)
  3. Futini ne furre. Vendosni nje episod te Friends (specifikisht The One with the Thanksgiving Flashbacks Sezoni 5, episodi 8)
  4. Ndani fileton e pules ne mes. Me pas marinojeni me kripe, piper, vaj ulliri dhe pak spec djeges.
  5. Vendosni ne nje tigan te nxehte 3-4 minuta nga nje ane, dhe po ashtu nga ana tjeter.
  6. Ndani nje avokado, dhe gjysmen qerojeni nga lekura dhe shtypeni me pirun ne nje tas te vogel. Shtoni pak kripe dhe piper, dhe ne varesi te si ju duket ne shije pak majonez. Majonezi e zbut shijen e forte te avokados – nese se doni – une e dua keshtu qe e preferoj pa majonez.
  7. Salcen siper pules, patatet gati kur te kete mbaruar seria e friends (nese i doni me krokante lerini me shume) dhe ju befte mire.

Sic thashe me siper, te gatuash nuk eshte asnje gje e veshtire, mjafton te duash.

 

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Tost me Fiq, mjalte dhe filadelfia

Sapo pashe ne dyqanin e lagjes fiq qe dmth eshte koha per te eksperiementuar ...

Panzanella me finok, laker te kuqe dhe ullinj

Me kete recete tipike si prej fshatrave italiane e cila praktikisht eshte nje sallate ...

Lepur me mustardë dhe trumzë

Nga varietetiet e mishrave që duhet të provoni në jetën tuaj, mishi i lepurit ...

Zupa emiliane

E quajmë zupë emiliane, por vetë italianët e quajnë “zuppa inglese”, pra zupa angleze ...