Sallate e Ftohte me fasule

Fasulet skane pse te jene perberes te merzitshem – sic karakterizohet nga koncepti jone – e premte per grosh…por mund te jete a  pasur me shije citrike dhe akoma me e mire. Ja si pergatitet nej super sallte e ftohte me fasule per te lepire gishtat. Perfekte kur jeni me njerez, ideale dhe e ushqyeshme dhe nder te tjera nje pjate shume e thjeshte per tu marre me vete per dreken e punes qe ju mban gjithe diten.

Gjithashtu kini parasysh qe perberesit jane shume flexibel – ska pse te jeni fiks me keto gramatura – thjesht si te ndiheni 🙂

Ju duhen per sallaten:

  • 1 kanace fasule te bardha
  • 1 qepe e vogel e prere holle
  • 1 dore pomodorini te prera ne mes
  • 1 kastravec, me farrat e hequra dhe I prere ne kubike
  • 1 dore ullinj
  • 150-200 gram dajth te bardhe
  • Majdanoz dhe borzilok I prere holle
  • Buke nga ato 10 lekeshet ose sallate jeshile (se tani kane dale ato te fresketat fare) ose sallate laker – ose thjesht luge ;P

Ju duhen per salcen

  • 1 hudher e prere holle
  • 2 limona te shtrydhur
  • 1 luge uthull vere
  • 3-4 luge vaj ulliri
  • 1 luge mustarde Dijon
  • 1 luge e vogel mjalte
  • Kripe dhe piper.

Pergatitja

  1. Ne nje tas kombinoni te gjithe perberesit e salces deri sa te behet nje mase.
  2. Shtoni qepet dhe fasulet dhe lerini 10 minuta te marinohen dhe pastaj shtojini te gjithe perberesit e tjere.
  3. Marinojni me kripe dhe piper ne varesi te shijes tuaj.
  4. Une e preferoj te ftohte keshtu qe lereni pak ne frigorifer dhe pastaj sherbejeni.

Kaq.

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...

Bon-bone vegan dhe te papjekura carobi

Kjo eshte nje nder recetat me te thjeshta per te bere bon-bone me pluhur ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...