E keni parasysh qe here pas here duhen keto gjerat Vegan?
Ju duhen:
- 3 gota tershere
- 3 luge fara luledielli te qeruara
- 1 luge e gjysem sode buke
- 1 luge kanelle
- Gjysem luge kafeje kripe
- Vaj ulliri
- Gjysem gote shurup maple
- Nje molle e mesme e prere ne kubike
- Gjysem gote qumesht soje ose bajamesh
- 1 luge te vogel ekstrakt vanilje
- 1 gote thana te thara (ose cranberries – por mqs thanat I kemi te sezonit, po perdor ato)
Pergatitja
- Nxehni furren ne 180 grade
- Ne nje tave per muffins me 12 cope ose ne nje tave tjeter (nga ato 20x20cm katrore) lyejeni me vaj ose me spray.
- Beni bashke perberesit e thate
- Beni bashke perberesit e lengshem
- Hidhini te gjithe perberesit e thate ne ato te lengshem pak e nga pak deri sa te behet nje forme e njetrajteshme
- Me past mbusheni taven ose taven per muffins dhe gatuajeni per 20-25 minuta kur tava eshte per muffins dhe 35-40 minuta kur tava eshte normale.
- Lerni te ftohet.
- Sherbejeni 🙂