Kjo eshte nje nga ato recetat e gjysheve dhe/ose ato pjatat me pasta al pomodoro e baziliko qe hahen pertej adriatikut. Ngelet teper e thjeshte per tu bere dhe mund edhe ta beni thjesht dhe ta lini ne frigorifer. Shume nga ju mund te preferojne salcat e domateve neper shishe – qe me then te drejten, edhe une I kam qejf se kush rri – por, thjeshtesia e domateve te fresketa se bashku me borzilokun e tejkalon me vite drite salcat e domateve neper shishe.
Ju duhen:
- 4 domate te medhaja te pjekura
- 4 luge Gjalp
- 2 thelpinj hudher te grira
- Kripe dhe piper I fresket
- 1 kuti pasta – ca te doni
- 250 gram parmesan I grire
- 1 dore borzilok I fresket
Pergatija:
- Vendosni nje tenxhere te madhe me uje ne zjarr te larte.
- Gjate kohes qe uji zjen, hiqni fundin e cdo domateje me majen e nje thike dhe pjesen e siperme beni nje x tek lekura siper.
- Kur uji te jete duke vluar, hidhni domatet dhe lerini per 30seconda deri ne 1 minute. Direkt vendosni ne uje te ftohte. Kete e bejme qe, e para e punes te shkeputet lekura nga domatet dhe ujin e ftohte per te ndaluar procesin e zjerjes.
- Hiqni lekuren nga domatet, pritini ne 4 copa dhe ne nje kulluese me vrima shume te vogla (jane ato metaliket), filloni hiqni farat nga domatet. Mbani nje tas poshte kullueses ne menyre qe uji qe del nga domatet te grumbullohet. Pasi te hiqni farrat, mund ti hidhni, por mbani ujin.
- Pritini domatet ne kubike. Ne kete pike, duhet te keni (ose une kaq kam) 3 gota te mira domates te prera dhe gjysem gote uji domatesh.
- Ne nje tigan te madh, me zjarr te ulet, shkrini gjalpin, rriteni zjarrin ne te mesem, hidhni hudhren deri sa te marri nje ngjyre dhe shtoni domatet e prera ne kubike. Marinojini me kripe dhe piper dhe lereni ne zjarr duke I trazuar here pas here deri sa te behen salce.
- Shtoni ujin e domateve, uleni temperaturen ne zjarr te ulet.
- Tenxheren e madhe me uje silleni ne vlim dhe hidhini kripe dhe provojeni – duhet te jete e kripur si uji I detit.
- Gatuajini pastat, 1-2 minuta me pak se koha e treguar, kullojeni dhe shtojeni ne tigan.
- Gatuajeni deri sa te avulloje gjithe uji (ne kete pike 2-3 min do), mbulleni zjarrin, shtoni djathin dhe trazojeni mire deri sa te shkrije.
- Shtoni bozilok
- Provojeni pastat dhe hidhini kripe dhe piper per te arritur shijen qe deshironi
Kaq.