Hummusi me i mire ne bote

Shume njerez me thone qe i ka marre malli per hummus, duke qene se nuk e gjejne dot ne Shqiperi (dhe e kane shume gabim pasi ka goxha vende qe e qajne). Nga ana tjeter keni dhe nje super zgjidhje shume e shume me te thjeshte: Mund ta pergatisni vete ne shtepi!

Hummusi me i mire ne bote nuk eshte i veshtire, nuk ka ereza pa fund dhe nuk ka perberes fancy shmancy.

Ju duhen:

  • gjysem kanace qiqra
  • Cerek gote vaj ulliri
  • Lengun e nje limoni (pak me pak ne dimer)
  • 1 luge te madhe tahini (salce farash susami, kam pare qe ka edhe ne marketet “Spar”)
  • 1 thelpi i madh hudher i prere

Pergatitja:

  • Kulloni lengun e qiqrave, dhe mbani nja dy luge nga lengu menjeane se bashku me disa qiqra per dekorim
  • Shtoni ne nje grires qiqrat, se bashku me nje luge te vogel nga lengu i tyre
  • Shtoni vajin e ullirit, lengun e limonit, tahinin, hudhren dhe gjysem luge kafeje kripe.
  • Grijeni mire ne grirese, duke ndaluar here pas here, dhe duke e trazuar qe te behet tamam kremoze.
  • Provojeni here pas here, ne varesi te paletes tuaj, hidhni kripe, ose vaj ulliri ne varesi te deshirave tuaja.
  • Sherbejeni me qiqrat siper dhe per ate extra kick, pak summac. Hidhini dhe pakez vaj ulliri
  • Kaq.

Keshtu behet hummusi me i mire ne bote.

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake amerikan

Shtrova në Instagram (@deliciousalbania) pyetjen se cila ëmbëlsirë jua mbushte më tepër syrin: cheesecake-u ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...