Fiksimi Peanut Butter: Biskota me Gjalp Kikirikesh

Ok, kur vjen puna per embelsira, une jam pakez skeptik dhe kam disa probleme madhore me miellin, keshtu qe te gjithe embelsirat qe di jane kryesisht qe trazohen me spatul ne tas dhe jo shtrihen me dore…fiksim i imi, po ca me bo…gjera qe ndodhin.

Nejse, nga ana tjeter, kam edhe nje fiksim tjeter nga ata qe krijojne varesi: Peanut Butter, ose gjalp kikirikesh nese e doni ne shqip…nese jeni te interesuar shikoni receten e peanut butter & jelly sandwich qe kam. Keto biskotat behen pakes te embla, por jane ideale per mengjes me kafe te ftohte dhe keto pasi te jump startin diten bam e bam.

Po i bie shkurt, ju duhen:

  • 2 nga ato gjalpet 50 leksh (nja 100 gram)
  • 100 gram sheqer kaf
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 250 gram gjalp kikirikesh nga ata qe shkruajne chunky
  • Trecerek luge te vogel kripe
  • Gjysem luge te vogel sode buke
  • 1 luge e vogel extract vanile(ose gjysem luge vanilje pluhur)
  • 1 veze e madhe
  • 150 gram miell
  • 150 gram kikirike te copetuara
  • Pak kripe deti e madhe

Pergatitja:

  • Ne nje tas te madh kombinoni gjalpin e shkrire, sheqerin kaf, sheqerin pluhur, gjalpin e kikirikut, kripen, soden e bukes, vaniljen dhe vezen. Rrihini deri sa te miksohen shume mire bashke. Shtoni miellin dhe me nje spatula bejini bashke. Mbulojeni masen e formuar ne forme brumi dhe lereni ne frigorifer per nje ore (ose 2).
  • Nxeheni furren ne 160 grade.
  • Merni brumin dhe formoni sfera me diameter 2-3cm dhe zhyteni ne copat e kikiriukut. Hidhi siper pakez nga ajo kripa e detit dhe vendosini ne nje tave te mbuluar me leter pjekjeje.
  • Llogjika e te pjekurit eshte e tille: 10 minuta vendosni ne zgaren 1 me poshte mesit, nxireni, kthejeni taven nga ana tjeter, dhe vendoseni ne zgaren 1 me siper mesit per nje extra 5-10 minuta.
  • Biskotat duken sikur jane shume te buta, por mos e vrisni mendjen, do forcohen pasi te ftohen.
  • Lerini te ftohen ne temperature ambienti para se ti levizni!
  • Dhe nje rregukk  teper I rendesishem I biskotave eshte qe mbahen ne tasa qe mbyllen hermetikisht. Ajri I forteson.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Puding me avokado dhe çokollatë

Kombinim i çuditshëm? Ja që funksionon! Kur mund ta përziejmë çokollatën me spec të ...

Pasta alla Carbonara 🇮🇹

Carbonara eshte nje pjate Italiane, nga zona e Lazios, Rome, e cila eshte bere ...

Gatuaj pa Receta – Seria 3: Sallate me Veze – Mengjesi perfekt

Po mendoja te beja dicka pak me te thjeshte, dhe me e llogjikshme kur ...

3 Pasta verore qe kemi pritur gjithe vitin per ti bere

Gjate veres jane teresisht normale pushimet verdalle, dhe ku ka me mire nese jeni ...

Nachos te bera ne shtepi

Nachos të bëra në shtëpi, janë një qasje e lezetshme për ti bërë në ...