Cheesecake me oreo dhe Nutella e papjekur

Njёra ndёr shoqet mё tё mira pati datёlindjёn kёtё jave, kёshtu qё vendosa ta befasoje me tortёn e saj tё preferuar. Besoj qe nuk dёshtova 😉

Pёrbёrёsit *

  • 450 g oreo (3 paketime)
  • 200g Nutella
  • 80-100g gjalpё
  • 400 g djath krem (pa shije)
  • 400 ml ajkё e ёmbёl
  • 60 g sheqer vanilje
  • 1 lugё supe ekstrakt vanilje
  • Njё grusht plot me lajthi

*Para se tё filloni, ju kёshilloj qё tё gjithё pёrbёrёsit tё jenё nё tёmperaturё dhome

  1. 1.Shtresa e parё- baza

Filloni duke coptuar 150 g oreo dhe lajthite nё njё grirёs/processor ushqimesh. Nё kёtё masё shtoni gjalpin e shkrirё dhe pёrzieni derisa tё fitoni njё masё si tё zallit tё lagur. Vendoseni bazёn nё njё kallёp prej 21cm dhe shtypeni mire qё tё keni njё bazё tё njejtё nё tё gjitha anёt. Vendoseni ne frigorifer qё tё ftohet dhe vazhdoni tё bёni mbushjet/fillet.

  1. Shtresa e dyte – mbushja me djath

Rrahni me njё mikser 250-300ml tё ajkёs se ёmbёl, derisa tё forcohet dhe tё dyfishohet masa (ju nevojiten diku rreth 5 minuta). Shtoni 400 g djath krem, 60 g sheqer vanilje dhe ekstraktin e vaniljes. Rrahni te gjithё pёrbёrёsit sё bashku.

Merrni 200 g – pёrafёrisht 18-20 oreo, gjysmёn i imtёsoni  mirё nё grirёs, kurse gjysmёn tjetёr e copёtoni me duar nё copёza mё tё mёdha (qe tё ndjeni oreot kur e hani torten). Shtoni oreot tek masa e formuar dhe perzieni mirё me njё shpatull.

Shtoni mbushjen me djath pёrmbi bazёn me oreo dhe e drejtoni mirё dhe sa mё njejtё qё mundeni, duke pёrdorur njё shpatull.

  1. Shtresa e trete – mbushja me nutellё

Rrahni dhe pёrzieni 200g Nutella me 50-100 ml tё ajkёs sё ёmbёl. Shtoni kёtё sasi sipёr mbushjes mё djath. Drejtojeni me shpatullё, apo vetёm lёvizeni kallёpin nё mёnyrё rotatore qё tё keni njё pamjё mё tё butё.

Pёrfundojeni duke e dekoruar me ca oreo te grimcuara, apo sipas dёshirёs suaj

Vendoseni ne frigorifer brenda nates, ose tё pak 6-8 orё para se ta shёrbeni.

Informata shtesë:

  • Mund tё pёrdorni njё kallёp mё tё vogёl me sasinё e njejtё tё pёrbёrёsve, mirёpo mos pёrdorni kallёp mё tё madh, nёse nuk shtoni sasinё e pёrbёrёsve
  • Nё baza mund tё largoni lajthitё, sepse mund tё bёhet vetёm me oreo dhe gjalpё (apo mund tё i zёvendёsoni me ndonjё arrё tjetёr)
  • Mund tё ndёrroni sasinё e ajkёs me djathin, nё favor tё ajkёs, mirёpo nuk do tё ju kёshilloja, pasi qё djathi jep shijёn mё tё mirё, si dhe ёshtё mё i shёndetshёm.
  • Mund tё largoni shtresёn me nutalla, kёshtu qё vetёm e zbukuroni me ca oreo te thёrmuara, por shtoni mё shumё sheqer (20-40g mё shumё)
  • Unё kam pёrdorur djath krem Maskarpone
  • Kam pёrdorur 3 paketime oreo – secili 154 g
  • Mund tё zёvendёsoni sheqer vaniljen me sheqer pluhur apo sheqer te bardhё
  • Tortёn mund ta ngrieni, nё vend qё ta ftohni, qё tё keni njё masё si tё akullorёs

 

Ads

You May Also Like

Kek me cokollate per 2 minuta

Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe ...

Vegan Raw Carob bon-bons

This is one of the easiest recipes for bon-bons with carob powder out there! ...

Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga ...