Kjo recete eshte nje recete qe eshte per 6-8 veta mundesisht. e ndare ne tre pjese kryesore qe eshte pergatitja e kosit me mente, salses verde dhe mishin e qengjit
Perberesit per kosin me mente
- 1 thelpi hudher e prere holle
- 2 gota kos
- 1 gote mente e prere holle
- lengun e nje limoni
- Kripe dhe piper I fresket
Perberesit per salsen verde
- 6 acciughe(açuge) te marinuara
- 4 thelpinj hudher te prera holle
- trecerek gote vaj ulliri extra I virgjer
- trecerek gote majdanoz I prere holle
- trecerek gote mente e prere holle
- 2 luge kaperi
- 1 luge leng limoni
- kripe dhe piper I fresket
Perberesit per mishin e qengjit
- 1 gote gjethe rozmarine
- cerek gote thelpinj hudher
- cerek gote vaj ulliri extra I virgjer
- 1 kofshe qengji (2-3kg, do ishta me shume tek 2shi :P)
- Kripe dhe piper I fresket
- 2 limone te prere
- gjysem gote mente e fresket e prere holle
Pergatitja:
Kosi me mente
- Miksoni hudren, kosin, mentet, dhe lengun e limonit ne nje tas te mesem. Marinojeni me kripe, piper dhe leng limoni extra nese doni (provojeni dhe marinoni si tu shijoje me mire)
Salsa Verde
- Ne nje blender, vendosni acuget, hudhrat, vajin, majdanozin, mentet, kaperit dhe lengun e limonit dhe procesojeni deri sa te behen nje. Marinojeni me kripe dhe piper.
Mishi I qengjit
- Nxehni furren ne 220 grade
- Ne nje blender, vendosni rozmarinen, hudhrat dhe trecerek gote vaj deri sa te jene grire mire. Marinoni mishin e qingjit me kripe dhe piper te fresket dhe hidhini te gjithe kete miksin e blenderit. Perdorni duart. Fjala e duhur eshte “masazh”
- Qengji mund te marinohet nje dite me perpara dhe te lihet te rije ne miksure.
- Vendosni qingjin ne furre dhe mbulojeni me leter alumini. Lereni per rreth 1 ore (per mishin e vogel) deri ne 1 ore e gjysem per mish pak me te madh.
- Hiqeni letren e aluminit dhe lereni per 30 minuta max per te marre nje faqe.
- Tani ka nje gje – mishi I qengjit, te pakten pjesa e kofshes, ka shume muskuj te ndryshem, qe do te thote qe secila do lloj do kohen e vet. Sigurohuni qe eshte gatuar sic duhet
- Ne mendjen time mishi I qengjit, dhe me specifikisht kofsha e qingjit mund te konsumohet nga medium rare ne well done. Pjekja me 2 ore e ben well done. Nese mendoni qe doni te eksperimentoni, lereni me pak. Nese sju pelqen pastaj eshte super e thjeshte per ta bere well done 😛
- Nxireni nga furra. Lereni te rrije rreth 5 minuta.
- Ne kete pike, duke e mbajtur nga kocka, priteni holle ne te kundert te fijeve te mishit.
- Pritni aq sa do sherbeni.
- Copat e prera, sherbejeni me copat e limonit dhe mente, dhe me kosin me mente dhe salsa-n verde