Kofshe Qengji me Salsa Verde dhe Kos me Mente

Kjo recete eshte nje recete qe eshte per 6-8 veta mundesisht. e ndare ne tre pjese kryesore qe eshte pergatitja e kosit me mente, salses verde dhe mishin e qengjit

Perberesit per kosin me mente

  • 1 thelpi hudher e prere holle
  • 2 gota kos
  • 1 gote mente e prere holle
  • lengun e nje limoni
  • Kripe dhe piper I fresket

Perberesit per salsen verde

  • 6 acciughe(açuge) te marinuara
  • 4 thelpinj hudher te prera holle
  • trecerek gote vaj ulliri extra I virgjer
  • trecerek gote majdanoz I prere holle
  • trecerek gote mente e prere holle
  • 2 luge kaperi
  • 1 luge leng limoni
  • kripe dhe piper I fresket

Perberesit per mishin e qengjit

  • 1 gote gjethe rozmarine
  • cerek gote thelpinj hudher
  • cerek gote vaj ulliri extra I virgjer
  • 1 kofshe qengji (2-3kg, do ishta me shume tek 2shi :P)
  • Kripe dhe piper I fresket
  • 2 limone te prere
  • gjysem gote mente e fresket e prere holle

Pergatitja:

Kosi me mente

  • Miksoni hudren, kosin, mentet, dhe lengun e limonit ne nje tas te mesem. Marinojeni me kripe, piper dhe leng limoni extra nese doni (provojeni dhe marinoni si tu shijoje me mire)

Salsa Verde

  • Ne nje blender, vendosni acuget, hudhrat, vajin, majdanozin, mentet, kaperit dhe lengun e limonit dhe procesojeni deri sa te behen nje. Marinojeni me kripe dhe piper.

Mishi I qengjit

  • Nxehni furren ne 220 grade
  • Ne nje blender, vendosni rozmarinen, hudhrat dhe trecerek gote vaj deri sa te jene grire mire. Marinoni mishin e qingjit me kripe dhe piper te fresket dhe hidhini te gjithe kete miksin e blenderit. Perdorni duart. Fjala e duhur eshte “masazh”
  • Qengji mund te marinohet nje dite me perpara dhe te lihet te rije ne miksure.
  • Vendosni qingjin ne furre dhe mbulojeni me leter alumini. Lereni per rreth 1 ore (per mishin e vogel) deri ne 1 ore e gjysem per mish pak me te madh.
  • Hiqeni letren e aluminit dhe lereni per 30 minuta max per te marre nje faqe.
  • Tani ka nje gje – mishi I qengjit, te pakten pjesa e kofshes, ka shume muskuj te ndryshem, qe do te thote qe secila do lloj do kohen e vet. Sigurohuni qe eshte gatuar sic duhet
  • Ne mendjen time mishi I qengjit, dhe me specifikisht kofsha e qingjit mund te konsumohet nga medium rare ne well done. Pjekja me 2 ore e ben well done. Nese mendoni qe doni te eksperimentoni, lereni me pak. Nese sju pelqen pastaj eshte super e thjeshte per ta bere well done 😛
  • Nxireni nga furra. Lereni te rrije rreth 5 minuta.
  • Ne kete pike, duke e mbajtur nga kocka, priteni holle ne te kundert te fijeve te mishit.
  • Pritni aq sa do sherbeni.
  • Copat e prera, sherbejeni me copat e limonit dhe mente, dhe me kosin me mente dhe salsa-n verde

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Bonet, ëmbëlsira nga Piedmonti

Pak persona mund të kenë dëgjuar për këtë ëmbëlsirë nga Piedmonti (veri-perëndim i Italisë), ...

Lepur me mustardë dhe trumzë

Nga varietetiet e mishrave që duhet të provoni në jetën tuaj, mishi i lepurit ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...

Receta 2 minuteshe: Wrap vegjetarian

Kjo eshte nga ato recetat qe ti jepni drejtim kur po vdisni per te ...

Zabaglione me luleshtrydhe

Zabaglione, kjo ëmbëlsirë italiane, është tejet elegante si në prezantim, ashtu edhe në shije. ...