Sallate citrike me portokalle, mango dhe bajame

Nje super kombinim per kete fundjave qe parashikohet ekstrem vape. Mjafton te them qe une jam nga ata personat qe vdesin per pak fruta citrike te fresketa.

Sigurohuni qe frutat te kene ndenjur pak ne frigorifer – pasi ajo freskia e frutave te ftohte eshte e pakrahasueshme – plus kombinimi I frutave citrike me te ftohten e ul ndjeshmerine e temperatures per kete gje.

Tostoni disa bajame te bardha (edhe bajamet normale – por keto jane si me te embla)

Qeroni frutat (perdroni portokalle te shartuara me shege – fantastike, portokalle normale, mandarina etj). Ne nje tas hiqini lekurat dhe lengun qe del gjate qerimit mbajeni.

Merrni gjysem mango dhe lengun e gjysem lime, lengun e frutave qe doli dhe futeni ne nje blender dhe bejeni pure. Gjysmen tjeter te mangos me purene dhe frutat trazojini bashke.

Sherbejeni me copa cokollate te zeze dhe fruta te thata te tostuara (bajamet)

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Eskallop viçi me limon

Më pëlqen të kem pjata të zgjedhura paraprakisht sa herë shkoj në restorante që ...

Sallatë me pulë të tiganit, mango dhe avocado

Ndonjëherë sallata në botëkuptimin tonë ka tendencën që të jetë disi e evitueshme, sa ...

Kek me qershi dhe kajsi

  Keku do dy gjëra: çokollatë ose fruta. I vetëm nuk të shijon aspak. ...