Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, Marok dhe Izrael. Versioni i sotem eshte i bazuar mbi menyren sesi behet ne Tel Aviv. Shakshuka eshte nje nga ato gatime e cila eshte sinonime e mengjesit ne Tel Aviv. Nuk ka gje tjeter me te mire se sa Shakshuka e ngrene me buke shpie. Keto receta jane shume te ngjashme me shume receta qe ne i perdrorim neper shtepite tona, por kane ate twistin e vogel te perdorimit te erezave, te cilat, ne nuk para i perdorim ne menyre te detyruar. Pergatitjen e kam thjeshtuar ne maksimum, keshtu qe mund te behet nga te gjithe dhe me gjerat qe mund ti gjeni verdalle neper supermarkete te lagjes 🙂
Ju duhen:
- 2 luge vaj ulliri
- 2 qepe te mesme, te prere holle
- 1 spec jeshil i madh, i prere ne kubike
- 1 spec djeges i prere ne kubike
- 5 thelpinj hudher te prera holle
- cerek gote paste salce domatesh
- 1 kanace domate te qeruara, te shtypura me dore
- 1 gjethe dafine
- 1 luge e gjysem sheqer
- gjysem luge kripe
- 1 luge paprika
- 1 luge cumin
- 1 luge e gjysem piper
- nje dore spinaq te zjerre dhe te prere holle
- 8-12 veze (kjo eshte per 4-6 persona keshtu qe ju e dini sa veze beni – pergjysmoni dhe perberesit ee)
- majdanoz per te sherbyer
Pergatitja e thjeshtuar:
- Ne nje tigan te madh nxehni vajin, dhe skuqni qepet me zjarr te mesem deri sa te behen transparente (5-10 minuta).
- Shtoni specat (te dyja llojet, dhe skuqini deri sa te zbutet. Shtoni hudhrat, pasten e domateve dhe skuqeni per nje tjeter 2 minutshe .
- Pasi te jene gati, shtoni domatet e shtypura, dhe te gjitha erezat me rradhe. Trazojeni dhe lereni te zjeje per rreth 20 minuta.
- Shtoni spinaqin ne fund.
- Hidhni vezet siper dhe mbulojeni. Lereni te zjeje per rreth 10 minuta (ose sa te behet e bardha e vezeve)
- Sherbejeni menjehere dhe hidhni majdanozin e fresket siper.
Kaq.
Shenime:
- Kjo recete eshte shuuume e ngjashme me cfare me bente babi ne mengjes me disa ndryshime te vogla
- Tregohuni inovatore, nuk keni pse perdorni te njejtat ereza – pasi shume njerez nuk para i kane shume qejf keto gatimet e mbytura me ereza (une vdes)
- Kripa: KUJDES! ngaqe eshte pjate per 4-6 persona ka aq kripe. Perdoreni me kujdes.