Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa specialitete qe I quajme “tonat” por ne fakt jane ndikime te koheve te ndryshme te regjimit turk si puna e qofteve, musakase, sallatrave te ndryshme etj etj. Dhe te gjithe njerezit qe do pyesni, kete me thone.
Per mua nje nder gjerat me fantastike eshte nje forme sanduici I quajtur Дюнер в питка (lexo Djuner v Pitka – e shqiperuar: djuner me buke te rumbullaket).
Praktikisht eshte super I thjeshte dhe duhet:
- Gjiro Pule
- Sallate ruse
- Laker, domate, kastraveca
- Patate te skuqura
- Nje lloj salce te bardhe qe kane keta
- Speca djeges
- Dhe ketchup
Ky lloj sandichi eshte nje forme tradicionale fast food-I qe eshte I shperndare ne te gjithe bullgarine. Ne fund, per nje cmim prej 2.8 leva (ose 1.4 euro) merr nje sandwich gjigand sa dy sufllaqe tonat)
Ndoshta kjo nuk eshte zgjidhja qe “perfaqeson” me se mirti ushqimi tradicional bullgar, por te pakten, ne syte e mij, percakton denjesisht jeten e nje te riu bullgar si ushqimin me te preferuar kur del ne oren 6am nga lokalet e nates 😉
Kaq kisha.