Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni nje film ose beni nje dore muhabet, doni te ziheni dhe mos ti flisni njeri tjetrin me goje me monopoly dhe/ose jeni fiksuar keq fare me Cards Aganist Humanity dhe doni te englediseni me dicka. Pico de Gallo, ose salsa e famshme meksikane eshte nga ato gjerat qe nuk udhet te mendohesh dy here, pasi ashtu sic eshte super e thjeshte per tu bere, eshte po kaq e thjeshte per tu ngrene me doritos.
Nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.
Ju duhet:
- Qepe e prere ne kubike te vogla
- Domate e prere ne kubike te vogla
- Majdanoz i prere holle
- Speca pikante te thara te shtypura dhe te prere holla
Pergatitja:
Sekreti eshte ketu: Ne nje tas, shtoni 1 gote uje te ftothte, 3 kubike akull dhe qepet e prera ne kubike. Trazojini mire, hiqni akullin dhe pastaj ujin. Shtoni te gjitha pjeset e tjera dhe marinojeni me kripe. Ndonjehere eshte dhe goxha mire te shoni lengun e nje limoni dhe pak vaj ulliri, por receta origjinale eshte me e thjeshta dhe me e shendetshmja