Tacos me peshk ne nder te Cinco de Mayo (ose cdo dite per ate pune…)

Cinco de Mayo ose 5 maji eshte nje feste e cila eshte e fokusuar ne celebrimin e kultures meksikane kryesisht e festuar ne shtetin e Pueblas ne Meksike per nje fitore qe kane patur Zaragoza perkundrejt Francezeve ne vitet 1800. Pse e di une kete informacion…eshte ceshtje tjeter.

Me qene se eshte nje celebrim i kultures meksikane, mire do ishte nje dreke a darke tek meksikani ose beni keto tacos qe u them une…

Per peshkun:

  • 1kg peshk i bardhe i filetuar (levrek, koce ose cfare do gjeje tjeter e) por duhet i filetuar, hequr halat dhe lekura
  • 1 gote miell
  • 1 gote miell misri (ose perdorni vetem nje lloj mielli – une e bera vetem me miell te thjeshte)
  • 2 luge te vogla kripe
  • 1 kanace uje te gazuar (club soda – se uji i gazuar standart nuk eshte mjaftueshem i gazuar)
  • Vaj per te skuqur

Per tacot:

  • tortillas (i gjeni kryesisht aty ku jane pitet e sufllaqeve neper supermarkete)
  • laker e bardhe, laker e kuqe e prere holle.
  • Speca djeges jeshil te prere holle (Jalapenos ne fakt, por cfare do speci djeges)
  • avokado e prere holle
  • Majdanoz i prere holle
  • feta limoni jeshil(lime)
  • salce pikante (cfare do qe te keni)

Pergatitja e Peshkut

  • Siguroheni qe te hiqni te gjitha halat nga peshku qe te mos mbyteni 😛
  • Presni cdo fileto ne gjysem, dhe pastaj ne copa te vogla pak me te medhaja se nje gisht – hot tip: ketu pritini me formen e peshkut ne menyre qe te mos disintegrohen kur te skuqen.
  • Rrihni miellin dhe kripen ne nje tas te mesem dhe avash avash hidhni ujin e gazuar duke e trazuar gjate gjithe kohes dhe deri sa te jete teresisht konsistente. Konsistenca perfekte eshte si kur beni pancakes – duhet te jete jo shume e trashe dhe e holle mjaftueshem qe te mbulojne peshkun sic duhet.
  • Ne nje tigan te thelle, hidhni vajin – duhet hedhur mjatueshem qe te mbuloje filetot e peshkut – dhe mos e vrisni mendjen, me 1 kg peshk, shume vaj eshte i nevojshem gjithsesi keshtu qe spo hedhim gje poshte. Duhet ta nxehni me zjarr te mesem ne te larte deri sa arrin ate temperaturen qe po ti hedhesh nje pike uje, kercet 🙂
  • Skuqni peshkun per rreth 5 minuta – por kini parasysh qe mos ta mbipopulloni tiganin se temperatura ulet – temperatura eshte e rendesishme, pasi do ju duhet me shume kohe qe te behet peshku.
  • Gjate kohes qe peshku behet, ngrohni, tostoni ose futini ne furre ne nje leter alumini qe te ngrohen tortillat
  • Bejini bashke tortillat me peshkun, lakren, salcen pikante, avokadon, majdanozin dhe specat pikante. Sherbejeni siper me feta lime.

Ekzekutojini menjehere

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Omlette du Formage (aka Omlete me djath)

Mengjesi i se Dieles mund mund te jete i thjeshte dhe elegant, gjithashtu omeleta ...

Gatuaj pa Receta: Cheeseburger Epik

Meqenese po vjen fundjava, eshte e rendesishme te kuptohet qe mund te qelloje qe ...

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...

One Pot Pasta with Spinach and Tomatoes

Ingredients: Cherry, grape or normal tomatoes, diced. Spinach. Basil. Half a pack of spaghetti. ...

Fetuchine me kerpudha, asparag dhe parmixhano

Keto recetat gatimi jane aq te thjeshta edhe pse duken sikur cfare jane…e rendesishme ...