Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez kane qejf te hane te kripura, ca te embla. Kjo eshte nje nga ato recetat qe jane te bombaruduara me nutriente, energji, e parashikuar pa sheqer dhe mbi te gjitha aq e thjeshte per tu bere perkundrejt embelsirave standarte. Ju nevojitet nje blender, perberesit dhe bam te gjitha ne nje tave.

Problematika themelore e embelsirave eshte kryesisht e lidhur me sasine e tmerrshme te shqerit, vajit, vezes dhe gjalpit. Zakonisht keto gjera, ne konsum te larte, sjellin pasurimin e pronareve te palestrave :P. Po si tja bejme? Gjerat e embla kot sjane te embla…

Sot do bejme nje Power Bar me arre kokosi dhe kumblla. Embelsia e te dyjave e ben te panevojshem sheqerin (ju mund te shtoni nese doni…por keshtu, eshte FANTASTIKISHT mjaftueshem per zgjidhje ideale mengjesi.

Ju duhen

  • Vaj misri
  • Rreth 12 kumblla te thara (keto te vendit qe jane verdalle keto dite jane fantastike – merrni ato – hiqjani farrat!)
  • trecerek gote miell
  • gjysem gote tereshere e thjeshte
  • 1 luge te cogel kripe
  • Gjysel luge te vogel sode buke
  • 1 gote e cerek bajame te ndara pergjysem
  • Gjysem gote vaj arre kokosi (eco market)
  • 50 gram gjalp ne temperature dhome
  • Cerek gote sheqer arre kokosi(neranxi ose edhe carefour & conad)
  • 3 luge mjalte
  • 2 gota e gjysem arre kokosi e copetuar (shtoni pak sheqer,nese e doni pak me te embel)
  • 2 luge te vogla leng lime (limoni jeshil)
  • Gjysem luge te vogel zest lime (lekura jeshile)

Pergatitja

  • Nxehni furren ne 180 grade.
  • Ne nje tave, lyejeni me vaj (ose nese keni spray, akoma me mire) dhe vendosini dy shtresa me leter kuzhine por qe te dalin pak nga anet (tregohuni te bollshem me letren :P) Vloni kumbullat e thara me nje gote uje dhe ne momentin arrin vlimi, uleni temperaturen dhe lerni qe te avulloje gjithe uji. Lereni menjeane te ftohtet.
  • Ne nje blender, pulsoni miellin, tersheren, kripen, soden e buke dhe 1 gote bajame deri sa  bajamet te jene bere praktikisht pluhur.  Shtoni vaj, gjalp, sheqer kokosi dhe 2 luge mjalte . Shtoni gjithashtu dhe 1 gote arre kokosi. Pulsojini ne blender deri sa te jene kombinuar ne menyre te njetrajtshme.
  • Transferojeni miksin ne tave dhe ngjesheni mire( une perdor fundin e nje vazoje zakonisht). Sa me e ngjeshur te jete, aq me mire do rrije bashke kur te piqet.
  • Pulsoni  kumbllat, zestin e lime, deri sa te behet super smooth. Shperndani ne menyre te njetrajtshme purene e kubllave ne taven duke u fokusuar qe te lini anet e pambuluara.
  • Cfare ju kane ngelur (arra e kokosit, 2 luge mjalte, cerek gote bajame) ne nje tas te vogel, kombinojini bashke dhe shperndajeni ne tave. Shtypeni pak me duar qe te “integrohet”.
  • Piqeni ne furre per 40-45 minuta. Duhet qe siper dhe poshte te jete bere e kafte dhe cepat te jene teper te forte.
  • Lereni te ftohet para se ta prisni ne drejtkendesha
  • Mos I fusni ne frigorifer dhe jashte zgjasin deri ne tre dite

E shikoni sa e thjeshte? Enjoy 🙂

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Kek me banane me dopjo cokollate

I jemi qepur embelsirave sot mqs eshte e hene, cte bejme, na zuri. Nga ...

Tart me caramel dhe cokollate te shkrire

Nje recete e perjetshme – koncepti I tartit qe mbushet me cdo gje. Kesaj ...

Pancakes me Kungulleshka

Me qene se eshte sezoni, le te rekomandojme disa receta sezonale. Kungulleshkat jane ato perime ...

Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Lulelakra është nga ato perime që o fshihen nga pjata, o shmangen, gjithmonë në ...

Si të përgatisim majonezë

Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te ...