Kek me cokollate si neper filma

I keni parasysh ato keket me cokollate, ose suffleete fantasike ose cfare do lloj gjeje me cokollate? Ne i biem pak shkurt dhe e bejme jo aq “fancy” dhe jo aq “te veshtire” per ta bere pasi ne fund te dites, kush ka nerva te merret me pjata dhe/ose embelsira super te komplikuara kur eshte vetem e hene!

E rendesishme eshte te bejme dicka qe eshte super e shijshme, dhe ne fund te fundit te duket mire pasi aty tek shija futen dhe shqisat pamore (qe autmatikisht me ben te mendoj qe nje 20% e shijes eshte dhe menyra si duket – pasi eshte e hene se po te ishte fundjave, kush e vret mendjen).

kek-me-cokollate3

Para se ta nisim disa gjera duhet te keni parasysh

  • Perberesit duhet te jene te gjithe ne temperature ambienti – lerini rreth 3 ore jashte para se te nisni gatimin – teper e rendesishme
  • Investoni ne nje mikser dore pasi me priun ose me mikser manual praktikisht beni ushtrimet javore te bicepsh, tricepsh, shpine dhe supe
  • Spatuala eshte nje mikeshe e juaja – duhet ta keni nje te tille verdalle
  • Furra duhet te jete ngrohur tamam para se ta futni kekun te behet

Perberesit qe ju nevojiten

  • 50gr gjalp ne temperature ambienti
  • 4 veze ku e verdha eshte e ndare nga e bardha
  • 1 gote sheqer
  • Gjysem gote miell
  • Cerek gote kakao puder
  • 2 gota qumesht (kete mund ta zvendesoni me qumesht bajameje – por jo qumesht soje – e kam provuar, sben.)
  • Sheqer pluhur per ta sherbyer

Hapat qe duhen ndjekur

  • Ngroheni furren ne 160 grade
  • Me spray per te gatuar (ose vaj), lyeni nje tave te thelle(tavat e qelqta jane zgjidhje ideale. Mbulojeni me leter kuzhine dhe letren gjithsahtu mbulojeni me spray ose vaj qe te mos ngjisi. Arsyeja ketu eshte qe te jete me e thejshte ndarja ne copa.
  • Shkrini gjalpin ne mikrovale (ne varesi te mikrovales, perdorni intervale me nga 15 seconda, miksojeni, vendoseni prape deri sa te shkrihet teresisht – ne kete pike lereni menjeane.
  • Rrihni te bardhat e vezes deri sa te behet kremoze dhe marri forme(lexo: forme do te thote qe te marri ate masen e vezes te bardhe te rrahur qe keni ngrene kur keni qene te vegjel)
  • Ne nje tas tjeter, rrihni te verdhet e vezes duke i shtuar sheqerin avash avash deri sa te te behet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrire dhe miksojini deri sa te kombinohen teresisht. Me pas shtoni miellin dhe kakakon avash avash dhe miksojini me nje spatula deri sa te kombinohen teresisht.
  • Shtoni qumeshtin dhe miksojini mire. Ne kete pike e gjithe masa duhet te jete teresisht e kombinuar dhe pa buleza mielli dhe kakaoje te pa trazuara.
  • Ne kete pike, duhen shtuar te bardhat e vezeve duke perdorur formen: 1/3 e te bardhave + trazojeni me spatuala 4 here deri sa ta hidhni te gjithen. Kujdes ketu pasi e bardha e vezeve nese miskohet me shume sec duhet humbet masen.
  • Hidheni masen ne taven dhe ne furre per 60 minuta.
  • Kur te jete gati, lereni te ftohet kekun ne temperature dhome dhe pastaj futeni ne frigorifer per rreth 1 ore.
  • Priteni ne copa

Nese keni sheqer pluhur, para se ta prisni, hidhjani siper dhe pastaj ndaheni.

Kaq ishte – tashi e kuptoni pse ne delicious hahen gjera te thjeshta?

kek-me-cokollate2

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...

Gatuaj pa receta Seria 2: Revolucion Indian me Spinaq dhe Qiqra

Kjo eshte nga keto recetat qe do te besh dicka healthy por vetem spinaq ...

Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, ...

Strudel me molle

Si te gatuajme Strudel me molle

Tashi qe po na afrohen dhe festat te gjithe duan ate gjene e embel ...

Tarta të vogla me çokollatë

Mendonim t’ju jepnim recetën e një ëmbëlsire nga Franca, tejet të bukur në pamje, ...