Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por edhe keto italianet jane….nuk di nga ta nis. Kete postim e kisha harruar neper arkiva dhe thjesht kisha postuar foton… po qellon qe ma rikujtojne keshtu qe ja ku eshte.

Nje specialitet Italian pak I harruar ky I sotmi. Ngelet aq I thjeshte dhe ska asnje lloj shkence. E rendesishme eshte ta marinoni sic duhet dhe ta provoni here pas here. Kini parasysh qe domatet nuk behen teresisht te buta me kete menyre pasi ku ka si domatet e fresketa ne pasta (prandaj eshte salca gjalpi) por nese doni me te buta, rrisni kohen e gatimit te domateve 🙂

Rezistojini tundimit te ngrenjes te karkalecave te skuqur ose bejeni sic e bera une, bej me shume karkaleca.

Ju duhen vetem:

  • 500gm karkaleca te fresket te qeruar
  • 5 domate te mesme te prera ne kube te medha
  • 1 gote spinaq te fresket te pastruar dhe I zjerre( ne uje thjesht deri sa te zbutet)
  • 5 hudhra te shtypura
  • 4 luge gjalp
  • 1 luge vaj ulliri
  • Cerek limoni
  • Kripe, paprika(spec I kuq pluhur)
  • Piper I kuq djeges
  • 250-300 gram pasta – ne rastin konkret fettuccine jane perdorur, por linguine jane me te thjeshta keshtu qe Linguine it is!
  • Gjysem gote djath parmixhano I grire

Pergatitja ngelet sic e bejme ne, shume e thjeshte:

Ne nje tigan te madh te rende, ne zjarr te mesem, shtoni 1 luge gjalp dhe nje luge vaj ulliri, pasi te jete shkrire gjalpi, shtoni karkalecat dhe gjysmen e hudhrave te shtypura. Sigurohuni qe te mos keni shume karkaleca ne tigan qe mos jete i mbipopulluar tigani. Skuqeni per 1 minute deri sa te behet roze. Gjate kohes qe gatuhet, ne anen e paskuqur hidhni paprika dhe kripe dhe kthejeni. Gatuajeni per 1-2 miunta deri sa te jete roze ne ate ane.

Hidhni ne tigan domatet, spinaqin e gatuar dhe pjesen e ngelur te hudhres. Shtoni dhe gjysem luge te vogel piper te kuq djeges, trazojini mire dhe hiqeni nga zjarri gjate kohes qe gatuani linguinet.

Gatuani linguinet. Si te gatuajme linguine? Shikoni Videon e Gordon Ramsay

Shtoni linguinet e gatuara ne tigan dhe shtoni 1 ose 2 luge gjalp. Shtoni lengun e limonit te shtrydhur (ne varesi te limonit, cerek limoni I lengshem, ose gjysem limoni nga keto qe jane tani qe skane hic leng). Tani sic mund ta keni vene re, karkalecat nuk eshte se jane bere tamam, kjo eshte koha kur do te behen. Ne zjarr te mesem, duke e trazuar ne menyre konstante deri sa te gjithe perberesit jane ngrohur dhe karkalecat te jene bere.

Para se ta sherbeni, hidhni parmixhano te grire siper.

Me thoni si ju del 🙂

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Biskota krokante me cokollate dhe arre kokosi

Pёrbёrёsit 500 g Corn Flakes 250 g Gjalpё 100 g Sheqer tё kaftё 150 ...

Fiksimi Peanut Butter: Biskota me Gjalp Kikirikesh

Ok, kur vjen puna per embelsira, une jam pakez skeptik dhe kam disa probleme ...

Cheesecake me oreo dhe Nutella e papjekur

Njёra ndёr shoqet mё tё mira pati datёlindjёn kёtё jave, kёshtu qё vendosa ta ...

Djuner Pitka – Sandwici bullgar me epik qe ekziston

Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...