Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte fiks nata qe duhet  me dal pakez fare, por sic do bar ne Tirane, ka nje mini problem te vockel – alkooli eshte tmerr. Keshtu qe te shtunen ne mengjes keni nevoje per nje “ide” se si mund te luftohet hangover nga alkooli I keq dhe/ose alkooli I keq I tepert, qe ne shumicen e rasteve eshte termi I duhur.

Shkenca e hangoverit eshte shume e thjeshte: DUA BUKE! Sandwichet jane zgjidhja me e mire per kete gje.

Ju duhen:

  • Bacon ose pancetta (merrni pancetten se neper supermarkete eshte e prere shume trashe)
  • 3 luge uthull vere
  • 1 luge kafe mustarde (une vdes per Dijon mustard – dhe ju duhet te vdisni per te)
  • 1 luge mjalte
  • Kripe dhe piper I fresket I shtypur
  • Gjalp
  • Buke fshati ose broshe te fresketa
  • Veze
  • Pak gorgonzola (ose djath blu sic quhet
  • Sallate jeshile ose rrenje

Ne nje tigan qe nuk ngjit skuqni bacon deri sa te behet krokant. Nuk ka nevoje per vaj pasi ka mjaftueshem baconi. Hiqeni nga zjarri dhe hidheni ne nje leter kuzhine. Rezervoni 3 luge nga vaji qe ka nxjerre bacon ne nje filxhan. Pastaj  ne nje pjate te thelle rrihni uthullen, mustardern, mjaltin, kripen dhe duke e pikuar hidhni vajin e baconit. Mbajeni kete te ngrohte dhe do ta quajme vinegarete

Tostoni buken. Une preferoj ta tostoj me gjalp ne tigan, por secili ka menyren e vete. Kjo me gjalpe e ben tmerresisht yummy. Skuqni vezen ne zjarr te mesem der isa e bardha te behet sic duhet dhe e verdha eshte akoma e lengshme (sy me pak fjale). Mos harroni kripen dhe piperin kur te jene gati.

Miksoni sallaten, gorgonzolen, baconin dhe ate vinegareten edhe vendosini siper bukes. Vendosni vezen siper dhe mbylleni sandwichin.

Kaq.

Hidratohuni, hani mire dhe pini nje kafe sic duhet.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Sanduic me bejkon

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Si te zgjedhim avokadon perfekte

Avokado eshte nje nga ato frutat qe jane aq perfekte, si ne shije dhe ...

Salcat: Majonez me sriracha

Ne jeten tone (ose te pakten timen) nje pjese e rendesishme jane salcat qe ...

Kafe irlandeze

Kafe Irlandeze

Ne keto dite te ftohta dimer ska gje me te mire sesa ta nisesh ...

Kek special me “rigon special” ne nder te 420

Nese keni pytje mbi pse eshte 420 ndiqni kete artikullin e vice per me ...