Pule me kerpudha, mente dhe copa buke gjigande

Kjo eshte nje pjate pak speciale, me disa hapa por qe e gjitha behet ne nje tigan! Nuk e keni idene cfare shije merr pula pastaj…

Perberesit per 4 persona(ose 2 ne rastin konkret, pasi nuk na shihni syte nga uria)

  • 8 copa pule (mund te jene kofsha, fileto, dhe krahe – kofshat dhe filetot jane fantasitke pasi duan afersisht te njejtne kohe te gatuhen)
  • Kripe dhe piper
  • 4 luge gjelle gjalp
  • 4 feta te trasha buke (do thoja buke fshati e paprere, dhe priteni ju)
  • 300 gram kerpudha te fresketa te prera ne copa te medha (nese keni mundesi te zgjidhni lloje te ndryshme)
  • 1 qepe e vogel, e prere
  • Pak gjethe mente
  • 2 luge miell
  • gjysem gote vere e bardhe
  • 1 gote e gjysem uje me koncentrat pule te bere bashke
  • cerek gote kos ne temeperature ambienti
  • Tabasco
  • Majdanoz I prere holle

Nxeheni furren ne 180 grade. Marinoni pulen mireme kripe dhe piper. Ne nje tigan te madh qe mund ta fusni ne furre(ose ne nje tigan normal dhe me taven ne furre te nxehte qe tua shtoni), shkrini 2 luge gjalp me zjarr te mesem. Skuqni pulen, me pjesen e lekures nga poshte per 10-12 minuta deri sa lekura te marri nje ngjyre te arte. Transferojeni ne nje pjate.

Shtoni fetat e bukes ne tigan dhe skuqini me gjalpin qe ngeli nga pula per 5-8 minuta. Deri sa lekura te behet nje ngjyre e arte e forte. Keto vendosini ne pjaten qe do sherbeni.

Shtoni 2 luget e tjera te gjalpit ne tigan dhe hidhni kerpudhat duke I marinuar me kripe dhe piper. Skuqeni per 5-8 minut deri sa kerpudhat te kene marre ngjyre te arte dhe mos harroni ti trazoni shpesh pasi mund te digjen. Shtoni menten dhe qepen dhe gatuajeni per 5 minuta te tjera. Ne kete pike qepa do kete marre nje ngjyre transparente. Tani shtoni miellin dhe gatujeni per rreth 2 minuta duke e trazuar gjate gjithe kohes. Shtoni veren, dhe gatuajeni per 2 minuta. Ne kete pike do kete avulluar shumica e veres. Pastaj shtoni ujin me koncetrat pule. Silleni ne vlim dhe futeni ne furren e nxehte per 15-20 minuta ose deri sa pula te behet (zakonisht kaq do, por testojeni ne krye te 15 minutave). Vendosni pulen siper bukes te thekur ne pjaten qe do ta sherbeni.

Ne kete pike ne tiganin e madh kane ngelur vetem lengu I pules. Vendoseni ne zjarr te mesem dhe duke e trazuar vazhdimisht, gatuajeni per 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni kosin, shtoni kripe piper dhe tabasko. Hidhini mente siper, dhe pastaj hidhjani pules. Dekorojeni me majdanoz

Uff sa fola. U lodha. Tani jam kurioz sa nga ju do ta gatuajne…

#enjoy

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Sardele Seksi te marra ne dore

Ka dicka per kulturat e ndryshme qe me kenaq mua – nga se si ...

Fileto pule furre me perime.

Si te gatuajme Fileto pule te furres me perime.

Ne baze te ides e te ngrenit shendetshem dhe pa shume kalori vjen receta ...

Llokume turke

Duhet ta pranojmë që nga Turqia, gjatë gjithë atyre viteve pushtim, kemi marrë edhe ...