Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. Arsyeja eshte e thjeshte – sepse jane shume te thjeshta per tu bere dhe nuk ka asnje shkence. Kjo e sotmja eshte me nje shije shume te thelle.
Penne Alla Amatriciana eshte nje pjate specialitet i rajonit te Lazios dhe salca amatriciana eshte nje salce e famshme qe karakterizon gatimin Italian. Ky lloj si sotem eshte I pershtatur me shijet tona dhe me I thjeshte per te bere se sa origjinalja e “none”-ve italiane. Zakonisht perdoren pjese te tjera te mishit, por pancetta eshte zgjedhja me e pershtatshme dhe me e thjeshte per tu blere ne fund te dites…
2 kanace domate te qeruara nga ato ne kuti, nje qepe e mesme e prere holle, 250 gram pancetta e prere shume holle, vaj ulliri, piper I kuq I shtypur, nje luge salce domatesh qe eshte paste, 1 gote vere te bardhe, 1 luge sheqer, kripe, piper, 1 kuti pene dhe parmesan ose pecorino I grire per ta hedhur siper.
Domatet futini ne nje belnder dhe bejini pure qe ti kemi gati. Ne nje tigan te madh hedhim qepet, panceten, piperin e kuq, vaj ulliri, gjysem gote uje dhe I leme te gatuen ne zjarr te mesem-larte deri sa uji ka avulluar dhe pancetta eshte gati. Zakonisht 8-10 minuta eshte ok dhe gati.
Shtoni pasten e domateve, dhe gatuajeni per dy minuta, deri sa merr nje ngjyre kafe. Shtoni veren dhe deri sa te jete pergjysmuar gatuajeni duke e trazuar shpesh. 5-8 minuta mjaftojne. Shtoni purene e domates qe kishim ne blender dhe e sjellim ne vlim. Sapo ka filluar qe te vloje, uleni zjarrin ne te ulet-mesem, mbulojeni parcialisht me nje kapak dhe lereni te zjeje per 40-45 minuta. Shtoni sheqerin dhe marjinojeni me kripe dhe piper. Kur salca te jete afersisht gati, beni gati makaronat. Menyren si te beni makaronat I gjeni ne nje nga Hulumtimet e te shtunave. Gordon Ramsay ua shpjegon ma’smirti.
Shtoni penet tek tigani I salces dhe trazojini mire bashke.
Sherbejeni djathe te grire parmesan ose pecorino romano – ose dhe kackavall – por salca ka nje super shije, keshtu qe me mire me nje djath pak me te avancuar…
#peace