Chocolate ganache – E Embel si mamka.

Dita e 8 Marsit eshte nje dite sado e kendshme qe I blehen lule mamave ashtu sic ka dhe konceptin e vete mbi fuqine e femres.

Ne ne delicious kemi vetem nje qendrim: Barazi J – edhe pse sic hahet te djelen nga prinderit, nuk hahet asgjekundi…

Ok – nje dhurate ndryshe kemi per sot – dicka per die hard chocolate lovers – nxietes diabeti me pak fjale.

Per cokollaten: 185gr qumesht, 70 gr gjalpe, 200 gr chokollate.

Shkrin gjalpin, e perzien me qumeshtin (temperature dhome), i ve ne tenxhere dhe i vlon deri ne piken e zierjes, me pas ia hedh tasit ku eshte cokollata. I le 5 minuta e pastaj fillon e perzien qe cokollata te shkrije dhe te njetrajtesohet.

Per kekun me banane duhet: 60 ml qumesht, 1 veze e rrahur lehte, 250 gr miell embelsirash nga ai qe ngrihet vete, 220 gr sheqer, 50 gr gjalpe i shkrire, 100 gr banane e shtypur

Hedh miellin dhe sheqer ne nje tas dhe i perzieni. Hap nje vrime n mes dhe hedh gjalpin, vezen, qumeshtin dhe bananen. I perzien bashke derisa behet brumi i kekut

I ndan ne dy tasa alumini njelloj te lyer me vaj. Une zgjodha dy tasa pak a shume katroro-drejtkendore,

I fut ne furre 200 grade, behen gati kur fut nje stucikadent dhe ne mes e s’ngel gje. Prakitkisht ky eshte nje hot tip per te gjitha embelsirat ne furre.

Ate shtresen e forte qe formohet siper ia pret me thike, i sjell n nje nivel. Cdo kek e ndan ne 4 cope, 8 cope gjithsej te barabarta

Merr njeren cope, e mbulon siper mer cokollate, ve dhe copen tjeter, e mbulon komplet me cokollate

Formohen 4 copa dykateshe me cokollate ne mes dhe komplet rrotull e siper.

Lerini te ftohtet pak.

Mos e gatuani me shume se nje here ne vit

#diabeti.

Receta eshte derguar dhe testuar nga poci @pocifikim. Shikojeni se sec ka ca ide interesante Poci.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme Kulacka ne tigan

E gjithe kjo histori nisi te djelen ne mengjes kur u zgjova me nje ...

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Pop up receta – E kuqja e vezёs

Jam rritur me kёtё recetё dhe ende e dashuroj. Vetёm e modifikova duke shtuar ...

Hulumtimet e se shtunes mbrema 12.03

Disa nder faktoret qe me bejne qe te shkruaj kete postim eshte kryesisht i ...

Brownie vegane (sërish të shijshme)

Kam konsideruar seriozisht që ta provoj kuzhinën vegane, me hovin që ka marrë vitet ...

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...