Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe bej (jo ato qe ha) ngelen gjera super te thjeshta dhe te shpejta – mundesisht dhe jo shume te embla. Koncepti eshte i thjeshte, ky kek eshte per nje person, per nje mbasdite qe u hahen embelsira dhe nuk jeni gati per te dale diku por thjesht doni dicka te mire dhe behet ne mikrovale (yes – ne mikrovale)
Do ju duhen: 1 vezë, 3 lugë qumësht, 3 lugë vaj, 3 lugë miell, sheqer 1/4 filxhani, 2 lugë pluhur kakao, 3 lugë çokollatë gjysem te embel, ekstrakt vanilje, pakçikë kripë dhe 1 filxhan qe nuk thyet nga mikrovala.
Vezen, qumeshtin dhe vajin rrihini bashke dhe hidhini siper te gjithe perberesit e tjere duke i trazuar shume mire. Vendoseni ne mikrovale nen nje pjate (pasi do fryhet me shume se sa filxhani masa) dhe gati per ekzaktesisht 2 minuta.
Une e hengra direkt aty – nuk u lodha me zbukurime
Ju befte mire