Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e cmendur qe duhet ti largohesh dhe pamjet spektakolare si kjo me poshte… Tani une e di qe eshte ftohte jashte dhe koha eshte aq afer te te qenurit carese epike fundshpine, por te pakten mund te enderojme, apo jo?
Jo. Mund te gatuajme gjera te mira gjithashtu qe hahen si te ishim aty.
Si me poshte, Oriz I verdhe Domenikan per te lepire gjishtat
Ju duhen: Vaj, gjysem qepe e kuqe e prere, gjysem spece te prere, selino e prere, 2 qepe te njoma te prera, 2 hudhra te prera, 1 gjethe dafine, 1 gote oriz, 2 gota koncentrat pule ne uje te nxehte, fara cumin, turmeric, piper I kuq, kriper, piper, coriander dhe majdanoz (keto erezat me emra te cuditshme I keni te gjitha ne dyqanet neranxi, jane goxha te lira dhe perdoren disa here)
Ne nje tigan, me zjarr te mesem nxehni vajin. Shtoni perimet dhe skuqini per rreth 5 minuta, deri sa kane filluar te zbuten. Mos harroni ti miksoni gjate gjithe kohes. Shtroni hudhren dhe te gjitha erezat dhe gatojeni per 2 minuta te tjera duke I miksuar gjate gjithe kohes.
Ne kete pike, te gjitha erezat do jene skuqur sic duhet dhe te lidhura me perimet. Shtoni orizin, miksojeni bashke te gjithe dhe pastaj shtoni miksimin e koncentratit te pules me ujin dhe kripen. Cojeni ne vlim, jepini nje miksim, vendosni kapakun dhe uleni temperaturen ne te ulet. Gatuajeni per 17 minuta pa ngritur kapakun.
Me pas, hiqeni nga zjarri, dhe lereni te rrije per 5-10 minuta te tjera. Zbulojeni, shtoni corianderin dhe majdanozin. Sherbejeni menjerehere.