Oh moj e hene…
Nuk po ju merzis me receta te nderlikuara por po I bie shkurt me pislliqe per kete te hene te tmerrshme.
Thjeshtesisht:
Patate te skuqura standarte (vendosini nje kapak tigait qe I skuqni pasi behen me shpejt), hidhini pak pluhur speci te kuq te embel(paprika), rigon, kripe dhe lerini te rine ne nje leter kuzhine per te hequr vajin e tepert.
Per salcen, me nej avocado te pjekur, priteni shume holle, pastaj ne kube te vogla. Vendosini ne nje filxhan dhe me pjesen e mbrapme te pirunit shtypeni – shtojini kripe, pak rigon, pak salce siracha (ose shume – por BEWARE – djeg, po djeg mireee) dhe nje lube majonez. Miksojoni bashke deri sa te gjithe perberesit te jene asimiluar bashke.
Mund ti hani duke zhytur patatet ne salce, ose duke ja hedhur siper – ctu doje zemra.
Per nje alternative me te shendetshme – patatet mund ti piqni ne furre – pritini ne kube, marinojini dhe vendosini ne furre deri sa te zbuten – por te jemi realist, ky nuk eshte ushqim per te henen.
Kaq. Tani urte, hani qe te perballoni te henen.
.