Te gatuash per veten: Seria 4 – Merr dreken me vete

Te marresh buke me vete, e thene ne shqip i jep nje konotacion aq negativ fjales, kryesisht e lidhur me femijerine tone, ndoshta te cunguar nga shume gjera, por eshte aty. Por, e lidhur me kete konotacion ishte edhe puna 8-4 dhe shume e shume detaje te tjera, te cilat sot nuk ekzistojne me. Kur ka qene hera e fundit qe keni dale me drite nga zyra? U be ca kohe per mua keshtu qe, nevoja e te gjitha ketyre koncepteve eshte teper e rendesishme. Disa  gjera qe duhen patur parasysh te pakten ne experiencen tim:

  • Rregulli kryesor eshte qe te gjitha ushqimet qe do merrni, duhet te kalojne naten ne frigorifer ne menyre qe te ftohen sic duhet
  • Para se ti fusni ne frigorifer, mos harroni ti lini te ftohen ne temperature ambienti te pambuluara
  • Fokusohuni qe ta hani dreken ne nje orar te caktuar (gje qe eshte me e veshtire sec duket me then te drejten)
  • Mundohuni qe te gjitha gjerat qe merrni, ti keni te mbyllura ne tasa (edhe buka) se gjate transportit, mos keni probleme.
  • Lajeni tasin tuaj cdo here – mos e lini per ne shtepi – se do ta harroni ne ndonje cep, dhe (ne baze te experiences) nuk do ua mbaje ta hapni me, keshtu qe do ta hidhni!
  • Mendohuni per receta qe hahen te ftohta pasi le te jemi realist, ajo mikrovala e zyre qe perdoret nga pafundesisht veta, nuk eshte nder me te pastrat qe ekzistojne

Nga ana tjeter e rendesishme eshte dhe menyra e te gatuarit:

  • Nese gatuani, perhere beni pak extra – super keshille kjo! (problematika e vetme eshte qe sduhet ta hani 😛 )
  • Perpiquni te gatuani sa me shume ne fundjave.
    • Une preferoj qe te gjitha perimet ti zjej/pjek ne fundjave ne mase. Ti pres dhe ti le gati qe ti marr me vete ne moment dhe ne varesi te zgjedhjes.
    • Salcat gjithashtu te gjitha ne fundjave, lerini te ftohen dhe ne kontenjere ne frigorifere (nese e shihni te arsyeshme edhe ne akull)
    • Gatuani maksimalisht per 3 dite para – te gjitha ushqimeve u bie vlera ushqimore – sado qe eshte e veshtire, pjesen me te madhe te gatimit te fundjaves duhet te jete e fokusuar ne larje/prerje/marinim. – neper restorante quhet “prepping”
  • Pergatisni mengjesin ne shtepi – mesoni per muslit ketu

Shumicen e rasteve une preferoj te ha 4 dite me vete dhe 1 dite jashte – koncepti i “cheat day”

Ndiqni te gjitha episodet e te gatuarit per veten ketu

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads