Te gatuash per veten: Seria 1 – Si te besh pazarin e javes

Nga seria e pare e te gatuarit per vetem nje person, do fokusohemii nje here ne berjen e pazarit per nje person. Shume njerez thone qe te gatuash per nje eshte praktikisht e pamundur, por ne fund te dites, mjafton vetem pak strategji ne blerjen e ketyre perberesve. Lexoni me poshte nje structure te thjeshte te te gjitha ketyre rekomandimeve:

Bej pazarin ne shtepine tende

Eshte e rendesishme te shikoni ca behet ne frigorifer. Kryesisht harrohet ca futet ne frigorifer dhe kryesisht qellon qe ka mbeturina te javeve te kaluara te cilat thjesht jane harruar aty. Para se te beni shopping, ne menyren me absolute kaloni nje here cfare ka ngelur neper dollape ose frigorifere, hidhni ato qe mund te kene humbur ate freskine e nevojshme dhe parashikojini nese ju duhet me kaq shume ose jo.

Bej nje liste te gjerave qe te duhen, duke ngrene nje gje te vockel

Nje super trick I mesuar nga nje chef para disa vitesh: Perhere duke bere listen e gjerave qe duhen blere, hani dicka. Ju ndihmon te mos keni mendime djallezore ne blerje te panevojshme.

Fokusohuni ne ushqimin e fresket

Zakonisht ushqimet qe jane super te fresketa kane shije me te mire dhe ne te njejten kohe kane nje fare jetegjatesie.

Mos u merrni me produkte te fresketa te para-paketuara (pasi teknikisht nuk jane aq te fresketa)

Lexo me siper dhe kupto pse. Kur gatuan per nje ose dy persona, nje lloj proteina jo aq e fresket, mund te blehet te djelen, eshte paketuar te premten e kaluar dhe ju do ta gatoni te enjten. Praktikisht proteina “e fresket” eshte paketuar dhe prere para 1 jave dhe ka shpenzuar 1 jave e pa ngrire.

Zgjidhni produkte qe jane teresisht te ngrira nese ska te fresketa

Teorikisht shumica e produkteve te “fresketa” jane ngrire nga nje here dhe shkrire – dhe kjo minimalisht nga nje here. Keshtu qe nuk ka asgje te keqe ti keni te ngrira.

Nuk e kuptoni a eshte prishur nje product ose jo

Vizitoni StillTasty.com dhe keni nje liste te detajuar mbi te gjitha produket dhe kur prishen dhe jane te pangreneshme. Dmth, nese ka zene pika te bardha – hidheni 😛

Dil per shopping per javen dhe jo per te bere nje pjate te caktuar

Idealja e idealeve, per njerez qe punojne gjithe diten dhe perfundojne ne shtepi super vone eshte te kesh dicka ne shtepi kur kthehesh. Rezervoni te djelen pasdreke ose ate paradite per te bere shopping te javes. Si me poshte eshte nje structure e cfare gjerash mund te merrni ne jave ne taksonomi te diversifikuar

  • Merr 2 lloje proteinash – 1 te fresket dhe 1 te paketuar
    • Normalisht ju mund te merrni disa lloje mishi por filetot e pules jane nga ato proteina me te pastra qe ju ndihmojne ne organizem. Merrni nje lloj mishit e fresket, mjaftueshem per te ngrene 3 nga 7 dreka dhe nje lloj proshute qe mund tu siguroje sandwiche per snacks.
  • Merr 2 lloje permiesh – Zgjidh produkte te stunes qe mund ti zjeni, ti piqni ose ti hani te gjalla
    • Perimet mund te jene patate, speca, domate, kerpudha etj etj – Kur zgjidhni vetem dy lloje, I integroni dhe I gatuani ne drekat dhe darkat gjate javes, dhe keto ngelen te fresketa.
  • Merr 2 lloje frutash
    • Eshte e kot te merrni shumllojshmeri pasi do ju prishen. Zgjidhni dy qe do hani ate jave, dhe qe mund tua shtoni kosit me musli ne mengjes (lexo si te besh musli)
  • Errezat e fresketa (1 dore majdanoz, koper, rozmarine – keto merrini te fresketa)
  • 12-ce veze per proteinat
    • Uff Veza – eshte teper e rendesishme. Mund ta shtoni te zjerre neper sallata, per mengjeset e fundjaves te skuqur, etj etj
  • Kos
    • 4 kos 500gr jane te mjaftueshem dhe zgjasin sa duhet. Parashikoni qe per mengjes do ju duhet 250gr kos I fresket pasi nje tas I plote kosi eshte teper shume. Shikoni nese u intereson te merrni paketimet nga 250gr pasi jane dhe me te mira.
  • 1 lloj djathi
    • Nje here nje, nje here nje tjeter. Merrni djath te cilin ashtu sic mund tua hidhni siper gatimeve, mund ta shtoni ne sallate dhe/ose mund te beni sandwiche. Perdorni kackavallin e forte, moccarella, djath I bardhe standart ose cfare do lloj djathi qe doni te eksperimentoni.
  • 1 lloj drithere – oriz, quinoa, cous cous, makarona – zgjidhni nje
    • Keto jane pjese qe mund te merrni disa ne fillim te muajit dhe te jene ne dollap, nuk prishen dhe mund te merrni sa te doni. Por nese keni nevoje te buxhetoni, nje lloj eshte teper funksional.
  • 1 lloj granole – Tershera eshte ideale
    • Lexoni mbi si mund te hani mengjes. Keto jane produkte te thata, mund ti merrni ne mase ne fillim te muajit.
  • 1 lloj fruti te thate – bajame/lajthi/cashews
    • Edhe keto jane produte te thata, por keto mos I merrni ne mase pasi kane nje problem, mund te konsumohen tmerresisht shume dhe jane kryesisht te thata. Merrni mjaftueshem qe te beni miksin e muslit dhe te tjerat ti keni per snacks

Te gjitha keto jane rekomandime qe mund tu interesojne per te blere ushqime ne buxhet dhe ne te njeten kohe most u prishen kot. Secili nga ne ka menyren tone per te bere shume nga keto gjera. Keto lista ju ndihmojne per te nisur nje projekt te tille.

Ndiqni te gjitha episodet e te gatuarit per veten ketu, duke plotesuar formen e meposhtme. Menjehere ju vijne te gjitha postimet me email.

[activecampaign form=36]

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Bëje vetë: Ragù bolonjeze

Nuk e di cilën markë salcash për pasta preferoni, por unë personalisht zgjedh “Barilla”-n. ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...

Brinjë derri me mjaltë & erëza

Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni ...