Vera e ngrohte perfekte – e ashtuquajtura “Baby it’s cold outside pak pikante”

Eshte e qarte qe vera e ngrohte ka tendencen qe te jete si nje pije krishtlindjeje, por te jemi realist, kur bie shi me gjyma jashte, sme lejohet te shijoj dicka te mire?
Nje gje eshte per tu patur parasysh, te gjitha keto erezat mund ti gjeni ne supermaketin e lagjes, jane goxha te lira, dhe mund te perdoren disa here. Vera eshte gjithashtu teper standarte dhe jo ndonje gje kushedi, nje e kuqe tavoline mjafton.

Ju nevojiten: shkopinj kanelle, star anise (ereza ne forme ylli – glikanxo), karafil te thare, arremyshk i grire, lekure portokalli dhe portokalli, sheqer kaf, disa speca te thara djegese dhe pak konjak.

2 minuta per tu pergatitur, 10 minuta gatimi = 12 minuta vera e ngrohte gati.

Procesi dhe rregullat jane te thjeshta. Mos e lini veren te valoje, perdorni zjarr te ulet dhe hidhni erezat sic mund tua doje qejfi..

Hidhni veren ne nje tenxhere(ne perdorem nje vere te thjeshte “Cobo”, ska nevoje te jete vere shume e mire, pasi per ate kemi erezat.) dhe ngroheni veren me zjarr te ngadalte. Shtoni te gjitha erezat dhe portokallin dhe perziheni gjate gjithe kohes. Mos e lini te vloje pasi alkooli do avulloje. Specat djeges e bejne kete vere pak pikante sa per shije – zgjedhja juaj nese i vendosni ose jo.

Shtoni nje teke konjak kur ta servirni ne gote, Konjak Skenderbeu eshte shume ok, ndikon ne nivelin e alkoolit pasi seriozisht, duhet pak me i forte.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata ...

Humultimet e te premtes date 13.05

Pas nje jave te gjate nga ato te dhunshmet, e rendesishme eshte te themi ...

Tutorial: Sallatat

Sallatat jane ne mode kohet e fundit, kaq chic pasi mendojme qe eshte e ...

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...