Patate krokante te furres me burrata

Fundjavat e gjata ne kete pjese te botes kane nje gje themelore qe u mungon – vendet e mira per brunch. Te djelat jane perfekte per te pertuar, duke e nisur diten me terezi, ate kafen e mengjesit qe zgjat 7 ore dhe kur vjen koha per te ngrene eshte fiks brunch time. Sot do bejme nje nga pjatat me te thjeshta ne bote, me nje ndryshim te vogel sic ua ka enda atyre mamave te veriut te italise.
roast-potatoes-and-burrata-1 10 minuta pergatitje + 1 ore e 20 minuta gatimi = 1 ore e 30 minuta te gatuar.

4 patate te reja, kripe (koker madhe nese keni), piper, vaj ulliri (extra i virgjer eshte i rekomanduar, por si ta keni me permbare), 2 topa burrata, limon dhe majdanoz

Nxeheni furren ne 200 grade. Beni patate gati, qerojini ose jo(ne varesi te preferences), prejini ne copa te medha dhe vedosini ne nje texhere me uje, pasi uji te zjeje, mjafton vetem 5 minuta (une preferoj uje te ftohte, perhere me dalin patatet e zjerra me te mira)

Ne kete pike patatet jane afersisht te zjerra, por jo tamam. Kullojini dhe vendosini ne nje tave me lete kuzhine (hot tip – letra e kuzhines eshte perfekte kur pertoni te pastroni pas gatimit). Marinojini me kripe, piper the vaj ulliri – patatet e thithin te gjithe keshtu qe tregohuni bujare ne marinim. Lerini ne furre per 30 minuta deri sa jane aftersisht ne ngjyre te arte. Nxirrini jashte, kthejini dhe jepini nje te shtypur te lehte. Lerini ne furre per 30 minuta te tjera deri sa jane extra krokante. Hidhini buraten, kripe, piperin, lekuren e limonit te grire dhe majdanoz. Konsumojeni menjehere.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen ...

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Brownie me dopio çokollatë

“Të hash e të vdesësh”… dhe nuk ka gjë që të shkakton vdekje më ...