Stina e nxehte e veres dhe mbasditet me temeperatura te tmerrshme jane fantastike per birra dhe ushqim bari. Pa dashur te flas per birra (nuk e di ne ndihet nepsi qe tani), mund te flasim per krahet e pules si dore me nje me disa snacks fiks per bar. Nuk ka rendesi si e sherben ose si e gatuan – te skuqura, te furres ose te zgares – cdo gje funksionon.
Doja tu tregoja se si mund ti bejme krahet e pules pak me te shendetshme, deri diku me interesante dhe shume me te shijshme. Rregulla e arte per mua eshte, pjekja ne furre, pak orient dhe ta-daa – te mira sa ska.
10 minuta pergatitje + 1 ore e gjysme pjekje = 1 ore e 40 minuta te gatuar
1kg krahe pule, 1 luge miell, pak sode buke, gjysem luge kripe, 2 luge salce soje, 2 limon jeshil(limes), 2 hudhra, piper i fresket, 1 spec djeges( nese keni qejf djegeset)
Duke patur parasysh qe nje furre normale ka 3 nivele – poshte, mesem dhe larte, ndizeni furren the lereni te ngrohet ne 130 grade. Kombinoni krahet e pules me kripen dhe miellin me pak sode buke ne nje pjate, qese plastike per te mos bere shume pis (ne fund te dites duhet pastruar). Rradhitini ne tave dhe vendosini ne nicelin e poshtem te furres per 30 minuta.